
Dani Alvesh prej thuajse një viti është pas hekurave në një burg të Barcelonës i akuzuar për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në fundin e dhjetorit të shkuar.
Së fundmi, ish-bashkëshortja, modelja Joana Sanz tregon në rrjetet sociale se e ka vuajtur shumë këtë periudhë, ndërsa thekson se ka tentuar edhe vetëvrasjen.
“Ai më la vetëm në momentin tim më të vështirë, më zhgënjeu në momentin kur më shumë ia kisha nevojën. Kam tentuar edhe vetëvrasjen sepse kishte momente ku nuk mundesha më”, zbuloi ajo.
Rikujtojmë që pak para arrestimit të Alvesh, Joana Sanz humbi edhe mamanë.
Martesa me Dani Alvesh zgjati nga viti 2017 deri në vitin 2023. Ndarja erdhi pasi futbollisti përfundoi në burg me akuzën e sulmit seksual ndaj një 23-vjeçareje në një klub nate të Barcelonës.
E lindur në vitin 1993, Joana Sanz është një modele nga Tenerife. Ajo u takua me Dani Alvesh në vitin 2016 falë miqve të përbashkët dhe u bë bashkëshortja e tij në vitin 2017, me një ceremoni private. Çifti nuk ka fëmijë.
Nga martesa e mëparshme e mbrojtësit me Dinorah Santana, lindën Viktoria dhe Danieli i vogël.
Lini një Përgjigje