Showbiz 7 Prill 2023, 13:27

Debat i ashpër mes Luizit e Kristit: Kur të dalim në nominim do shohim çfarë shoku je

Shkruar nga Pamfleti

Debat i ashpër mes Luizit e Kristit: Kur të dalim në nominim do

Mbrëmja e kaluar u shoqërua nga debate të forta me Luizit dhe Kristit.  Këtij të fundit i mbeti qejfi me Luizin, pasi më parë ata kanë qenë miq, ndërsa tani që u futën banorët e rinj, ai ndryshoi.

Luizi i tha Kristit se ai e ka treguar shoqërinë me të kur doli në nominim me Armaldon. Ai shtoi se Kristi do e tregojë shoqërinë, kur ai të dalë në nominim me të dhe Dean.

‘Aty do shihet’- tha Luizi, ‘nëse Kristi do e lërë lojën mënjanë për shoqërinë apo jo’.

Kristi u shpreh se një shok, nuk të fut në tualet vetëm në kuadër të lojës dhe një shok nuk të shan siç Luizi ka bërë në fillim me të.

Luizi u shpreh se në fillim Kristi e ka sharë shumë atë. Ky i fundit tha se e ka sharë ‘injorant’, pasi si i tillë sillej.

debat kristi dhe luizi