Showbiz 7 Prill 2023, 12:52

U përqafuan pas sherrit, Bledi: Nëse kjo nuk është lojë, atëherë Efi ta marrë Kiarën e të dalë jashtë shtëpisë

Shkruar nga Pamfleti

U përqafuan pas sherrit, Bledi: Nëse kjo nuk është

Bledi komentoi veprimin e Efit, e cila pas debateve të shumta me Kiarën, dje e pëqafoi sikur nuk kishte ndodhur asgjë.

Duke biseduar me Kristin, ai tha se Efi nuk është gati dhe se dje ajo e drodhi muhabetin kur bëri paqe me Kiarën.

Ky i fundit u shpreh se i kishte thënë Efit që veprimi i saj ishte për lojë, por ajo ishte shprehur se nuk ishte lojë, por se ata janë mikesha.

Sipas tij, nëse kjo nuk është lojë, atëherë ta marrë Kiarën e të dalë jashtë shtëpisë.

Bledi shprehu çudi për sjelljen e Efit dhe sipas tij, ato mund të kenë miqësi, por pajtimi nuk bëhet me kaq shumë shpejtësi, duke kaluar nga ekstremi në ekstrem.

Kristi u shpreh se ato kishin një histori të pa sqaruar jashtë, ndaj ndodhi ai debat mes tyre.

 

efi dhe kiara bled mane