TAGS-AT E JAVËS

Showbiz13 Mars 2026, 14:44

Debat i ashpër mes Stenaldos dhe Rogertit në “Big Brother VIP Albania”: Ti a njeh babën tënd?

Shkruar nga Pamfleti
Debat i ashpër mes Stenaldos dhe Rogertit në “Big Brother VIP
Rogerti-Stenaldo

Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” vijojnë të rriten, ndërsa një debat i fortë është regjistruar së fundmi mes dy banorëve, Stenaldos dhe Rogertit.

Përplasja mes tyre nisi pasi Stenaldo përdori një term fyes ndaj Rogertit, duke e quajtur “bastard”. Kjo solli reagimin e menjëhershëm të Rogertit, i cili e kundërshtoi ashpër përdorimin e kësaj fjale dhe i kërkoi që të mos i drejtohej më në këtë mënyrë.

Debati mes tyre u zhvillua me tone të larta dhe krijoi një atmosferë të tensionuar në shtëpi, ndërsa përplasja verbale zgjati për disa momente.

Biseda mes tyre:

Stenaldo: O bastard.

Rogerti: Unë e di se kush është babai im, po ti a e di? Sepse “bastard” atë konotacion ka, jo konotacioni yt vizatimor. Unë e di se kush është babai im, mos u merr me fjalën bastard.

Stenaldo: Mate gojën. Ajo që them unë është përmbi 20 herë…20 herë është ajo e jotja.

Rogerti: Kujdes, Stenaldo.

Lini një Përgjigje