TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Tetor 2023, 14:01

Debat në ‘Përputhen’ për një natë erotike të Gabrielës, Aureli kapet me Nedën: Nuk më ul dot zonja Balluku nga Kavaja

Shkruar nga Pamfleti

Debat në ‘Përputhen’ për një natë erotike

Një surprizë dje në “Për’puthen”, ndërsa Kastro Zizo ka nxjerrë konkurrentët nga dramaticiteti i përditshëm, duke kënduar një baladë për Albën dhe Vedatin.

Nga ana tjetër, Aureli nuk e ka pritur mirë takimin mes Armandos dhe Albës, për shkak se i është dukur i turpshëm rrëfimi i Gabrielës që ka kryer seks për një natë me të panjohur.

Aureli: Ti ke shkelur shumë parime të miat. Edhe nëse do të bëje diçka për mua, minimalisht të më bëje të ndihesha mirë, marrë parasysh se kemi kaluar kaq shumë kohë këtu dhe unë kam bërë gjithçka për ty. Kam bërë çdo gjë për ty derisa kam shitur edhe imazhin tim për një djalë i çmendur që thonë të gjithë.

Gabriela: Po mirë, çfarë bëra unë aty? Turp është të flasësh apo të bësh seks tani? Ai nuk është se më ngacmoi mua seksualisht mua dhe u shkelën parimet e tua.

Aureli: U përmend kanabisi, u përmend seksi “one night stand”.

Gabriela: Ishte një pyetje për natyrën dhe nga aty doli si përgjigje hashashi.

Aureli: Pse nuk dhe një përgjigje dinjitoze?

Gabriela: Këtu na vini, keni dy muaj në Për’puthen dhe bëni sikur jeni të virgjër.

Pas takimit 4 minutësh në studio me Gabrielën, opinionistja e “Për’puthen” nuk është përmbajtur ndaj Aurelit, duke thënë “kemi dy muaj që të dëgjojmë aty duke thënë unë jam fanatik, ndërkohë vajza ta thotë hapur se ka pasur “one night stand”.

Megi: Aurel më vjen keq, por nuk do të doja të isha në vendin tënd. Kishte shumë premtime aty, a i dëgjove?

Aureli: I dëgjova, i dëgjova por nuk i pashë.

Neda: Kemi dy muaj që të dëgjojmë aty duke thënë unë jam fanatik, unë s’bëj këtë, unë nuk bëjë atë… Goca të thotë publikisht, kam bërë “one night stand”, kam pasur partner seksual, dhe ti rri aty ashtu duke thënë që ia kam fituar zemrën dhe zihesh me atë.

Aureli: Pse çfarë do të bëj unë?

Neda: Ku e ke fanatizmin dhe traditën ti këtu? Ku e ke?

Aureli: Ti po përpiqesh të më provokosh…

Neda: Jo nuk po përpiqem të të provokoj, por ti realisht e meriton këtë që po të them. Ose je fanatik dhe nuk e pranon femrën të të flasë ashtu publikisht, ose ul kokën dhe pranoje.

Aureli: O Neda nuk të lejoj të më kritikosh mua dhe të përpiqesh të më ulësh mua para se unë të flas.

Neda: Po çfarë do ti më shumë? Po kur do të flasësh, kur të mbarojë emisioni?

Aureli: Nuk dal unë nga vetvetja për turpet që bëjnë këta. Lëri të bëjnë çfarë të duan… Unë nuk i kisha dëgjuar ndonjëherë ato biseda por tani që pash takimin… Ti Neda mos u përpiq të më ulësh mua për çështjen e fanatizmit.

Unë fanatik jam dhe kaluar fanatikut dhe juve t’ju vijë turp duke filluar nga ti e para që je ajo aktivistja duke mbuluar takime turpi atje ku ky përmend hashashin, përmend perversitetet, seksualitetet. Turp t’ju vijë.

Neda: Unë ia nxora? O zotëri, mua të më vijë turp? Po pse mo unë e pyeta Gabrielën? Unë i thashë thuaje Gabrielës?

Aureli: Të të vijë turp që i hedh benzinë zjarrit.

Neda: Jo o Aurel, ti gjuan samarin se nuk i bie dot gomarit. Ta them si vëllain tim…

Aureli: Po lëre se nuk bëhesh dot motra ime ti po… Të të vijë turp që provokon mua. Të luash ti me ndjenjat dhe nervat e mija që të dal unë para këtij publiku si fytyrë e keqe. Turp, turp.

Neda: Ti po del fytyrë e keqe?!

Kastro: O Aurel ule pulsin, ule pulsin.

Aurel: Nuk më provokon dot ti mua, të më ulësh imazhin tim sepse po të merrem unë me ty Neda ta çojë imazhin atje ku…

Neda: Ti nuk mund të tallesh me publikun.

Aureli: Më dëgjo një moment zonja Balluku nga Kavaja, më dëgjo një moment.

Neda: Po ti merresh me zonjën Balluku sepse nuk ke çfarë i bën kësaj.

Aureli: Zonja Balluku të të vijë turp që vijon t’i hedhësh benzinë zjarrit që të dalë unë keq. Lëri ato, me mua mos u merr.

Neda: Ore, ti zonja Balluku duhet të qeshësh në radhë të parë sepse je më simpatiku këtu, ke prerë edhe balluket. Ti gënjen publikun kur thua se je fanatik. Ti gënjen publikun kur thua se je tradicional. Unë do të isha distancuar që në momentin që ajo vajza hipi në motorin e atij djalit.

aureli gabriela nje nate erotike

Lini një Përgjigje