Prime i djeshëm në BBV, u shoqërua me përplasje të forta mes banorëve, pasi ata u njohën me një deklaratë të ardhur nga jashtë shtëpisë.
Bëhet fjalë për reagimin e babait të Selinës ndaj Mirit. Ai e akuzoi publikisht dhe kërkoi që t’i “matet perversiteti”, duke e bërë përgjegjës për situatat e krijuara me vajzën e tij.
Deklarata ndikoi menjëherë në atmosferën e shtëpisë dhe ndau banorët në qëndrime të kundërta. Reagimi më i drejtpërdrejtë erdhi nga Rogerti, i cili mori në mbrojtje Mirin.
Ai iu drejtua publikisht babait të Selinës dhe zhvendosi vëmendjen te deklaratat e vetë banores brenda shtëpisë:
“Babait të Selinës dua t’i them dy fjalë: Nganjëherë kur i hedh akuzat tjetërkujt, ndoshta shiko edhe në pasqyrë vajzën tënde që i bën ato veprime. Selin ka thënë që ‘unë ulem në gjunjë për ty Miri’, ‘unë të dua Miri’.”
Në vijim, Rogerti kërkoi që përgjegjësia të mos i atribuohet vetëm një personi:
“Ndoshta psikologen mund ta kërkojnë edhe për vajzën e vet. Mos t’ia vënë fajin vetëm Mirit.”
Lini një Përgjigje