
Egla Ceno është një ndër personazhet më të përfolur në Big Brother Vip 3, jo vetëm për luhatjet e gjendjes emocionale, por edhe për jetën dashurore.
Ka qenë deklarata e gazetares Paloma, e cila tregoi se ish-bashkëshorti i Eglës quhet Françesko, një italian me të cilin dyshohet se ka patur edhe një biznes nga i cili ka marrë gjysmën pas divorcit.
Gjithashtu Beso, vëllai i Eglës, gjatë një interviste telefonike ka zbuluar se vite më parë aktorja është martuar me një mik italian për të siguruar letrat italiane, në mënyrë që Egla të zhvillonte karrierën e saj si aktore në Itali. Më pas pati ‘thashetheme’ se Egla kishte një lidhje dashurie me vëllain e Julka Gramos, por asgjë nuk u vërtetua.
Burime për ‘Pamfleti’ bëjnë me dije se Egla qenka e dashuruar me një kitarist, i cili quhet Kujtim Spahiu dhe është pikërisht personi që shihni në foto. Vetë aktorja ka pranuar që ka një lidhje jashtë dhe e ka quajtur madje ‘dashuri të madhe’, por pa thënë se cili është identiteti i personit në fjalë.
Madje, aq hermetike qenka lidhja, sa muzikanti nuk ka denjuar as t’i çojë një dron, në shenjë dashurie. Nejse, urojmë që të zgjasë, duke parë humorin aspak të qendrueshëm të Eglës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje