TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Korrik 2025, 14:01

Dikur të pandashëm, Geti rrëfen si Agoni e refuzoi bashkëpunimin me të

Shkruar nga Pamfleti

Dikur të pandashëm, Geti rrëfen si Agoni e refuzoi

Albumi i shumëpritur “5 Kurora” i Getoar Selimit pa dritën e publikimit me një listë të gjerë bashkëpunimesh dhe emrash të njohur të skenës muzikore.

Por një mungesë u vu re menjëherë nga fansat besnikë të Tingullit të 3NT: Agon Amiga.

Në një rrëfim të fundit në emisionin ‘Canape’, Geti zbuloi se mungesa e Agonit nuk ka qenë nga dëshira e tij.

“Kam pasur edhe disa njerëz e shokë që më kanë thënë: ‘Po pse nuk e ke thirr Agonin?’. Unë e kam ftu Agonin në këngën Niveli Baba, por nuk e ka pas me qejf, ose nuk i ka pas mundësitë. Është gjëja e tij personale,” tha Geti me qetësi, duke shtuar se e ka bërë këtë hap “për hir të bashkëpunimeve që kemi pasë bashkë”.

Duket se ftohja mes dy ish-miqve të skenës është më e thellë sesa mendohej dhe për momentin, rikthimi i dyshes ikonë mbetet vetëm një kujtim i së kaluarës.

tingulli trent agon amiga getoar selimi

Lini një Përgjigje