
Modelja kosovare, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka kryer takime speciale në burg me Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.
Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.
Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.
Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.
Në një postim në Instagram Story, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda?” në Netflix. Ndërsa pak orë më vonë, ka publikuar një foto të vetes nga palestra.

Lini një Përgjigje