TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Korrik 2023, 10:01

Diola Dosti mesazh partneres së ish-bashkëshortit: Kujdesu për Dardanin

Shkruar nga Pamfleti

Diola Dosti mesazh partneres së ish-bashkëshortit: Kujdesu për

Diola Dosti, nutricioniste, që u bë e njohur nga qëndrimi  në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 2”.

Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. E ftuar në “S’e luan Topi”, Diola kishte dhe një mesazh për partneren e tij.

“Ne, para se të ndaheshim, u kishim premtuar vajzave që do i çonim me pushime në Turqi. Por u ndamë dhe nuk shkuam dot. Prandaj i thashë hajde merre vajzën, partneren që ke në krahë dhe shkojmë me pushime të gjithë së bashku. Nuk shkuam sepse ai tha jo, por unë nuk e kam problem sepse ne do të takohemi shpesh dhe është më mirë të jemi miq se sa armiq. Unë nuk e kam fare problem. Sot ajo është e zgjedhura e tij dhe ajo ka një vlerë për të, ashtu siç unë kam qenë dikur.

Mesazhi im për të është të kujdeset për Dardanin dhe të mos e lëndojë dhe të përpiqet që të jemi në harmoni edhe me vajzat. Unë nuk e urrej dhe me të vërtetë i uroj më të mirat.”- tha Diola.

Ajo e ka përmendur shpesh herë ish-bashkëshortin dhe duket se është ende e dashuruar me të. Kjo ka bërë që në çdo intervistë, Diola të kujtojë njeriun i cili nuk e pati problem të krijojë një familje tjetër edhe pse kishte tre vajza me nutricionisten.

diola dosti mesazh ish burri

Lini një Përgjigje