
Prej muajsh po përflitet se çifti i njohur i “show-bizit” kanë shpikur një situatë për të shmangur vëmendjen nga hetimet që po bëhen në lidhje me pasuritë e tyre, duke u shtirur në publik sikur i kanë dhënë fund martesës së tyre nga e cila kanë edhe dy fëmijë.
Sot i ftuar në emisionin “Pasdite” në Vizion Plus, Bes Kallaku i cilësoi haluçinacione këto deklarata, që sipas tij marrin vëmendje në media vetëm për klikime.
“Vetëm për klikime dhe sukses, media i jep përparësi disa kuadrove dhe disa avokatëve apo disa figurave dhe personazheve që flenë me haluçinacione dhe flasin e baltosin emrin e një personi që ka 20 vite karrierë. Unë e marr problemin tim dhe e çoj në qiell, ia çoj Zotit. Është ai që vendos për gjithçka kur ti je në të drejtë tënde. Nuk kam pse merrem me gjarpërinj në tokë”, u shpreh Bes Kallaku.
Më tej ai shtoi se arsyeja përse nuk del nëpër intervista është për shkak se mediat i nxjerrin deklaratat e tij jashtë kontekstit dhe vetëm për të marrë klikime.
“Unë nuk dal në intervista. Nuk flas për jetën time personale sepse t’i marrin dhe t’i nxjerrin nga konteksti. Bëjnë lajm për klikime. Lajmi i mirë nuk përbën më lajm. Publiku ka nevojë të dëgjojë mesazhe. Nuk po i mësoj unë, por po i them të gjithëve kushdo që ka mundësi të japë mesazhe njerëzore”, tha Bes Kallaku.
Lini një Përgjigje