
Pas eksperiencës në “Përputhen” dhe në “Big Brother”, Efi tashmë është gati që t’i futet botës së televizionit.
Efi Dhedhes ka treguar se shumë shpejt do të vijë me një emision të sajin, një format ndryshe.
Ajo tregoi se në këtë emision janë shkrirë dy pasionet e saj, ai për tatuazhe dhe ekrani. Pasi ka hapur një studio të sajën për tatuazhe, Efi do të sjellë në ekran një emision, ku të rinj të apasionuar pas tatuazheve do të garojnë për të fituar mes tyre çmimin në fund.
“Është bashkuar dashuria që kam për tatuazhet dhe dashuria ime për ekranin. Është një kompeticion që do vijnë tatuator të ndryshëm dhe do tregojnë talentin e tyre. Mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të tregojnë veten”, u shpreh Efi.
“Do të ketë garë mes tyre dhe do të ketë një fitues. Nuk e kemi ende një datë, por do të jetë shumë shpejt. Nuk e kisha menduar kurrë që të isha pjesë e ekranit. Për biznesin që kam hapur kam sakrifikuar shumë, dhe kam investuar gjithë ato që kam fituar”, shtoi Efi
Lini një Përgjigje