
Edhe pse dukej shumë i dashuruar me Dafina Zeqirin, Dj Geek nuk ka humbur kohë dhe ka nisur një flirt me Keisi Medinin. Një foto e tyre ku dukeshin shumë të afërt në një diskotekë në Prishtinë, bëri që lart e poshtë të përflitej se dyshja në fjalë po i jepnin një mundësi njëri-tjetrit.
Së fundmi këto thashetheme kanë marrë formë, duke u zbuluar se Keisi ka qëndruar për më shumë se një javë në Prishtinë dhe arsyeja është e qartë.
Për ta vërtetuar më mirë në epokën e rrjeteve sociale, dyshja gjithashtu ndiqen edhe në Instagram.
Kjo romancë për Dj Geek vjen vetëm pak kohë pasi i dha fund lidhjes së tij shumëvjeçare me Dafina Zeqirin, e cila nga ana e saj po shoqërohet me një biznesmen kosovar.

Lini një Përgjigje