TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shkurt 2026, 12:00

Dj Gimbo i 'hap zemrën' Selin: Ish e dashura më ka tradhtuar me kolegun tim

Shkruar nga Pamfleti
Dj Gimbo i 'hap zemrën' Selin: Ish e dashura më ka tradhtuar
Dj Gimbo

Orët e para të mëngjesit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” janë shoqëruar me një bisedë intime mes DJ Gimbos dhe Selin Bollatit, ku dy banorët kanë ndarë detaje nga përjetimet e tyre personale dhe raporti që po ndërtojnë brenda formatit.

DJ Gimbo, i cili vjen nga Kosova, ka rrëfyer se një nga marrëdhëniet e tij të fundit ka përfunduar në zhgënjim, pasi kishte mësuar për një tradhti vetëm pas ndarjes. Ai tregoi se ish-partnerja e tij e kishte tradhtuar me një koleg të tij.

“Lidhjen e fundit që e kam pasur me një çikë të Kosovës, e kam kuptuar që më ka tradhtuar pasi jam ndarë nga ajo”, tha Gimbo.

Sipas tij, informacionin për këtë situatë e kishte marrë nga ish-partnerja e kolegut në fjalë. 

“Kur jemi ndarë, ajo ka bërë shumë pas meje. E ka parë kë e ka humbur”, tha Gimbo.

Gjatë bisedës, ai i drejtoi edhe një pyetje të drejtpërdrejtë Selinit, duke e vendosur në një situatë delikate, teksa e pyeti nëse kishte përjetuar ndonjëherë tradhti apo nëse kishte tradhtuar vetë në një marrëdhënie. Atmosfera mbeti e qetë, por me tone emocionale, ndërsa të dy shkëmbyen mendime mbi besimin dhe zhgënjimin në raportet në çift.

Afrimiteti mes Gimbos dhe Selin Bollatit është vënë re edhe në ditët e fundit, duke nxitur reagime dhe komente nga ndjekësit e formatit, të cilët aludojnë për një raport që mund të shkojë përtej miqësisë.

Lini një Përgjigje