TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Nëntor 2025, 15:24

“Doli e pabesë”, Diola Dosti reagon pas komenteve në rrjet: Nuk e njoh Blerina Bombajn

Shkruar nga Pamfleti

“Doli e pabesë”, Diola Dosti reagon pas komenteve në

Deklaratat e dietologes dhe sipërmarrëses Blerina Bombaj se ish-bashkëpunëtorja e saj u tregua e pabesë, bënë që rrjeti të ‘ziejë’ nga dyshimet se mund të bëhej fjalë për Diola Dostin. Madje pati edhe media rozë që e publikuan këtë lajm, nisur vetëm nga komentet nëpër rrjetet sociale.

E gjendur përballë kësaj situate, nutricionistja dhe influencuesja Diola Dosti ka reaguar publikisht, duke sqaruar se nuk ka asnjë lidhje me këtë histori.

Në një postim në Instagram, ajo shkruan se në lidhje me lajmet që e përmendin si ish-bashkëpunëtore të Blerinës, kjo nuk është e vërtetë. Ajo thekson se nuk e ka takuar kurrë në jetë Bombajn dhe se mes tyre nuk ka pasur asnjë bashkëpunim.

“Ju përgënjeshtroj këtë lajm. Zonjën në fjalë nuk e kam takuar kurrë dhe i uroj vetëm suksese në rrugëtimin e saj profesional,” shkruan Diola në reagimin e saj.

Kjo deklaratë ka ardhur pas përhapjes së gjerë të thashethemeve në rrjet, ku disa ndjekës e kishin ngatërruar me personin për të cilin fliste Blerina Bombaj.

Me këtë reagim publik, Diola Dosti i jep fund çdo keqkuptimi, duke bërë të qartë se nuk ka qenë kurrë pjesë e stafit apo bashkëpunimeve me Blerinën.

“Doli e pabesë”, Diola Dosti reagon pas komenteve në

diola dosti blerina bombaj reagim

Lini një Përgjigje