
Sezoni i katërt i Big Brother VIP Albania pritet të nisë së shpejti, duke mbajtur publikun në ankth për emrat e konkurrentëve. Lajmin e ka konfirmuar Sara Hoxha disa ditë më parë, megjithatë, data e saktë e fillimit ende mbetet e paqartë.
Ndryshe nga sezonet e mëparshme, ku pjesëmarrësit shpesh zbuloheshin shumë më përpara nisjes së spektaklit, këtë vit mbetet një mister se cilët do të jenë banorët e rinj të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Mirëpo një veprim i fundit na ka bërë të mendojmë se Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare,” mund të jenë dy nga konkurrentët e fshehtë të këtij sezoni.
Dyshja është zëvendësuar papritur nga Jul Deda dhe Xhemi Shehu, duke ngritur spekulime të mëdha. Thashetheme lart e poshtë ka se Dori dhe Devi do jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por ende asgjë nuk është zyrtarizuar.
Lini një Përgjigje