
Një treg i mbushur me dietologë që janë të gatshëm të të shesin gjithçka, gjoja për të mirën tënde, vetëm që të pasurohen vetë. Çfarë thotë lidhur me këtë Dorina Mema, aktiviste dhe kërkuese e bioteknologjisë?
Anja: Në treg shohim që dietologët po mbijnë si kërpudhat pas shiut. Kemi më shumë dietologë se njerëz që duan të dobësohen. Ose mund të shohësh dikë që ka shumë sukses në rrjetet sociale duke u stërvitur dhe bëhen dietologë krejt papritur. Ose ke këto variantet e dietave që të sjellin ushqimet në shtëpi. Konsumtori apo pacienti që të mos shkojë si "cjapi tek kasapi" si mund të orientohet që të zgjedhë atë që bën për të?
Dorina: E dini pse njerëzit përfundojnë në spitale? Shkaktari jemi ne
Anja: Dietologët?
Dorina: Pikërisht! Tregu, dietologët, gastronomët. Nëse ti do arrije të haje një piatë krudo dhe ajo krudo nuk është e kuruar. Nëse ti ke toksina dhe ha një peshk që ka shumë mërkur, ti do bëhesh me pulla të kuqe dhe do thuash "Më helmoi peshku" dhe do përfundosh në spital e helmuar, sepse kontakti i toksinës me mërkurin e peshkut sjell formulë kimike arsenik. Ndaj duhet ndërgjegjësim personal. Sa e do ti shqiptarin dhe këtë treg me atë që po ofron
Anja: Por mund të jenë me parimin "Asgjë personale, thjesht biznes"
Dorina: Nuk është biznes shëndeti sepse nuk na ka sjellë lejleku në këtë botë
(min. 9:20 deri 11:18)
Lini një Përgjigje