Showbiz22 Shkurt 2024, 09:55

“E kuptove kush më ka rrit mua?”, Roza tenton sërish me provokime, Heidi: Ndryshe nga ty, nuk merrem me familjarët

Shkruar nga Pamfleti

“E kuptove kush më ka rrit mua?”, Roza tenton sërish me

Heidi Baci dhe Roza Lati duket që nuk po gjejnë paqe me njëra tjetrën.

Ditën e djeshme vajzat kanë debatuar në kuzhinë. Roza i ka kujtuar Heidit debatin e pak ditëve më parë, ku ajo i tha që ka pasur një fëmijëri shumë më të mirë se ajo.

Roza iu drejtua Heidit duke thënë se e kishte fjalën që është rritur me dashuri, duke i kujtuar edhe momentin kur ajo u fut në shtëpi.

Heidi nuk e pranoi këtë argument, duke theksuar se ajo nuk zgjedh të përdorë dhe as të sulmojë familjarët, por përballet vetëm me personat që ndodhen në shtëpi.

Kjo përballje është injoruar nga produksioni i cili ka zgjedhur të mos i japë hapësirë debatit mes vajzave, pavarësisht nga kërkesat e panumërta të ndjekësve, të cilët e kanë ndjekur live.

Nga ana tjetër në faqen e BBV, janë publikuar disa video për situata të ndryshme, ku katër prej tyre rrotullohen vetëm rreth lojës “hapa dollapa”.

familjaret roza dhe heidi