Showbiz26 Shkurt 2024, 14:37

E mërkura e vështirësive dhe e premtja e shanseve, astrologia tregon çfarë i pret këtë javë shenjat e horoskopit

Shkruar nga Pamfleti

E mërkura e vështirësive dhe e premtja e shanseve, astrologia

Java e fundit e shkurtit do të jetë shumëngjyrëshe sa i përket skenës planetare. Në parashikimin e së hënës nga Chrysanthi Kalogeri, kjo javë sjell iniciativa e mundësi të reja sidomos për synime që jeni përpjekur prej kohësh, të cilat mund të bëhen realitet të premten.

Dita më e vështirë duket të jetë e mërkura për shkak të mendimeve jo shumë pozitive dhe problemeve që mund të dalin. E rëndësishme është të analizoni mirë situatën përpara se të merrni vendime përfundimtare.

"Kemi një javë të pasur, me larmi aspektesh astrologjike. Nuk do ta konsideroja plotësisht pozitive, por as negative. Në radhë të parë sot e nesër mos të nxitohemi. Të martën, të mërkurën ndoshta dhe një pjesë të së enjtes, ndoshta psikologjia mund të mos jetë shumë e mirë, mendimet jo shumë pozitive, mund të gjendemi përpara pengesave e vështirësive, por do të thosha që është një periudhë që ndoshta jemi të thirrur të marrim vendime, të jemi sa më të qartë dhe t’i analizojmë sa më realisht gjërat përpara se të marrim vendime përfundimtare.

Mund të na dalin probleme, por mund t’i zgjidhim këto probleme, ato që do të realizojmë në këtë rast, të mërkurën, të enjten dhe veçanërisht të premten, do jenë gjëra me baza të forta. Nëse do ndërmarrim një iniciativë, do fillojmë një punë, do zgjidhim një problem, jemi në diskutim për gjëra që shohim që janë pozitive për diçka që ne kemi punuar e djersitur, mund të jenë me pak më shumë punë e sakrifica, por me baza të forta.

Data 1 mars që është e premtja është me shanse, krijohen mundësitë për t’i kapur. Në datën 3 dhe 4 mund të kemi anulime planesh, takime të papritura me njerëz nga e kaluara dhe të implikohemi në situata emocionale, sentimentale, ekonomike për të cilat duhet të jemi të kujdesshëm. Duhet të veprojmë me kujdes sepse pengesat, vështirësitë, gabimet do t’i hasim më pas. Nëse duhet të marrim vendime për aspekte të rëndësishme, lërini për pas datës 5.

Në përgjithësi java krijon mundësi për konsolidim, përforcimin e situatës që kemi dhe duhet të jemi të duruar në rast se dalin probleme, t’i trajtojmë me qetësi. E mërkura është ditë pak më e vështirë, ndërsa e premtja na jep shanse, mjaft të dimë t’i kapim", tha astrologia për "tv Klan".