
Teksa ethet e nominimit sa vinë e shtohen, duket se janë shtuar dhe përplasjet mes Kiarës dhe Luizit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Gjatë mbrëmjes së djeshme çifti ka debatuar ashpër, pasi Luizi vuri në dyshim nëse Kiara e donte. Kjo duket se e preku shumë moderatoreen, e cila madje i tha se nëse ai mendon që nuk e do edhe pas gjithë gjërave që kanë kaluar bashkë, atëherë ta mbyllin lidhjen.
“Nëse ti mendon se pas gjithë gjërave që kemi kaluar në këto 90 ditë, unë nuk të dua, këtu e ndërpresim bashkë.”- tha Kiara.
Luizi: Thashë a më don, jo nuk më do Kiar
Kiara: Edhe më shumë se ç’mendon ti
Luizi: Edhe ma tregon kështu? Mbas 90 ditëve, 24 orë?
Kiara: Si, e ke ngaqë ndenja me Oltën 2 orë?
Më pas debati ka agravuar. Luizi i është drejtuar me tone të forta moderatores, e cila dhe është prekur dhe ka nisur të qajë. Ajo i tha se i ka bërtitur disa herë dhe kjo e ka bërë të ndihet e pavlerë.
Luizi: O Kiara, o Kiara, o Kiara, a po flas unë moj
Kiara: Me kë po flet ti, kujt i flet kështu
Luizi: Po s’ma var moj
Kiara: Kujt i fishkëllen ti ashtu
Luizi: Po kujt se s’po ma var, 13 herë o Kiar
Kiara: Ka mundësi të mësosh të flasësh e të komunikosh
Luizi: Po si moj të flas se më doli goja mbrapa”
Kiara: Mos më fol mua ashtu sikur po i flet ndonjë qeni në rrugë
Luizi: Po s’po ma var pra