Showbiz24 Mars 2023, 22:08

“Është njeri i paparë”, Luiz Ejlli vlerëson Benet Becin: Më ka ndihmuar kur nuk ma merrte mendja

Shkruar nga Pamfleti

“Është njeri i paparë”, Luiz Ejlli vlerëson

Luiz Ejlli, ka treguar për herë të parë raportet me Benet Becin, deputetin e PS.

Banori i “Big Brother” është parë shumë herë të simpatizojë Sali Berishën, por ai ka rrëfyer se raporte të mira ka pasur dhe me deputetin e PS, i cili duket se ka ndihmuar gjatë kohës që drejtonte KESH. Luizi para se të futej në BBV punonte si jurist në këtë korporatë.

Gjatë një bisede me Kiarën, Luizi ka treguar se si Beci e ka ndihur kur ai ishte në vështirësi.  

Benet Beci më ka ndihmuar shumë. Realisht është  shumë njeri i mirë. Tani është deputet, atëherë ka qenë administrator i KESH-it po tani është deputet me PS edhe u habita me thënë të drejtën se siç rrija unë SB SB, më ndihmoi shumë. Njeri i paparë. Atëherë kur s’ma mori mendja, atëherë kur thoja çfarë të bëj, ku të ik, vetëm kur më tha”, ka treguar ai.

ejlli benet beci