Aktorja e famshme, dy herë fituese e Oscar-it, vazhdon të mahnisë audiencën duke kaluar me natyrshmëri nga komedia adoleshente e Superbad, te romantizmi ëndërrimtar i La La Land dhe më pas te roli i çuditshëm dhe magjepsës i Bella Baxter në Poor Things.
Po, po flasim pikërisht për Emma Stone!
Tani, aktorja rikthehet në ekranin e madh me filmin “Bugonia”, një bashkëpunim i ri me regjisorin Yorgos Lanthimos, që ka krijuar një gjuhë të veçantë kinematografike.
Në këtë film, Stone luan rolin e një drejtueseje të fuqishme të një kompanie farmaceutike, e cila rrëmbehet nga dy teoricienë obsesivë të konspiracioneve, të bindur se ajo është një alien që synon të shkatërrojë njerëzimin.
Filmi, me humor të errët dhe tone anarkike, eksploron paranojën moderne, mungesën e empatisë dhe izolimin shoqëror. Emma thekson se sfida është pika e saj e nisjes si aktore, dhe se humori ndihmon publikun të lidhet me çdo rol, edhe kur temat janë të errëta.
Me “Bugonia”, Emma Stone shfaqet më guximtare, më e pjekur dhe më lozonjare se kurrë, duke konfirmuar vendin e saj mes aktoreve më të rëndësishme të brezit të saj, ndërkohë që balancon jetën familjare me bashkëshortin Dave McCary dhe vajzën e tyre katërvjeçare, Louise.
Lini një Përgjigje