
Një hije e papritur skandali ka prekur familjen mbretërore suedeze, pasi emri i Princeshës Sofia është përmendur në dosjet famëkeqe të Jeffrey Epstein, sipas dokumenteve dhe e-mail-eve të publikuara së fundmi nga mediat në Suedi.
Sipas gazetës prestigjioze Dagens Nyheter, e-mail-et sugjerojnë se Princesha Sofia, sot 41 vjeçe, është ftuar në ishullin privat të Epstein, Little Saint James, dhe se ajo është takuar me financierin amerikan disa herë rreth vitit 2005.
Në atë periudhë, Sofia nuk ishte ende pjesë e familjes mbretërore. Ajo ishte ish-modele dhe konkurrente në reality show, duke u përpjekur të ndërtonte një karrierë në botën e artit. Dokumentet tregojnë se ajo e ka njohur Epstein-in përmes sipërmarrëses suedeze Barbro Ehnbom, e cila në një e-mail e prezanton Sofian si një “aktore aspirante” që sapo kishte mbërritur në Nju Jork.
Një tjetër mesazh elektronik, që ka ngritur pikëpyetje, tregon se Epstein i ka ofruar Sofias një biletë për ta vizituar në Karaibe, në kohën kur ai ndodhej atje. Familja Mbretërore suedeze ka reaguar, duke deklaruar se Princesha e ka refuzuar ftesën për në ishullin privat dhe se nuk ka udhëtuar kurrë atje.
Megjithatë, Pallati Mbretëror ka konfirmuar takimet mes Sofias dhe Epstein-it, duke theksuar se ato kanë ndodhur vetëm rreth vitit 2005 dhe se princesha nuk ka pasur asnjë kontakt me të në 20 vitet e fundit.
Një tjetër element delikat në dokumente është pretendimi se Epstein i kishte ofruar ndihmë Sofias për të ndërtuar një karrierë në aktrim. Edhe këtë, autoritetet mbretërore e kanë mohuar kategorikisht, duke e cilësuar informacionin si të pavërtetë.
Pallati nuk ka dhënë detaje mbi vendin, rrethanat apo arsyet e takimeve me financierin amerikan, i cili më vonë u dënua për krime seksuale ndaj të miturve – një heshtje që ka shtuar më tej spekulimet në opinionin publik suedez.
Ndërsa dosjet Epstein vazhdojnë të nxjerrin në dritë emra të njohur nga politika, biznesi dhe aristokracia botërore, përfshirja e emrit të Princeshës Sofia ka shkaktuar tronditje dhe debat të fortë në Suedi, duke rikthyer vëmendjen te e shkuara e errët e një prej skandaleve më të mëdha globale të dekadave të fundit.
Bote qihanash, se ku do shkoje fundi nje Zot e di.
Paska qene pusht i math ky Epstein. Po Ramen e ka ftuar ndonjehere? Le qe edhe ta ftonte, Rama eshte burre i ndershem, nuk do shkonte ne te tilla ambjente
Mblidh kurva rruge edhe i martoi te gjitha me princer e presidente. Imagjino kush bordelle drejton shtetet tona
Zeri je fix tek fjalia e pare. Por kjo eshte loje fuksash ne nivelet me te larta