TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Prill 2025, 13:06

E pyesin për jetën private, Heidi Baci: Jam mirë me veten

Shkruar nga Pamfleti

E pyesin për jetën private, Heidi Baci: Jam mirë me veten

Heidi Baci ishte e ftuara e parë e sezonit të ri të “Mos i bjer me top”.

E pyetur për jetën e saj private, Heidi nuk përmendi ndonjë emër, duke lënë të kuptohet se nuk është me njeri për momentin. Apo thjesht zgjodhi të mos e bëjë publik emrin. Ajo u shpreh se është në një periudhë të mirë, ku ndjehet në paqe me veten dhe rrethin që e rrethon.

“Sot jam mirë. Jam mirë me veten time, me punën, familjen e kam mirë. Mendoj që shëndeti është gjëja më e rëndësishme dhe unë derisa të jem e shëndetshme, mami, babi e të gjithë mirë, unë do të jem e lumtur,” – tha ajo.

Heidi shtoi se pavarësisht gjithçkaje, beson se gjithçka në jetë përcaktohet nga Zoti dhe risku që ai ka shkruar për secilin.

heidi baci jeta private

Lini një Përgjigje