TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Shtator 2024, 14:50

E quajti ndarjen e tij ‘skenar’, Romeo Veshaj heq Ronaldon nga Instagrami

Shkruar nga Pamfleti

E quajti ndarjen e tij ‘skenar’, Romeo Veshaj heq Ronaldon nga

Deklarata e fundit e Ronaldo Sharkës mbi ndarjen e supozuar mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit ka tërhequr vëmendjen.

Ai u shpreh se ndarja mund të jetë thjesht një taktikë për të tërhequr vëmendjen.

“Më duken skenare të reja. Romeo ndjek gjithë fisin e Heidit në Instagram. Kur dikush ndahet, prishet edhe me fisin. Nuk besoj që janë ndarë, thjesht i erdhi një ditë lajmi në dorë dhe po e mbajnë të karikuar,” tha Ronaldo gjatë intervistës së djeshme në ‘Wake up’.

E si duket, deklaratat e Sharkës kanë arritur në veshin e Romeos, i cili ka reaguar duke hequr Ronaldon nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërkohë që Sharka vazhdon ta ndjekë Romeon.

romeo veshaj ronaldo sharka instagrami

Lini një Përgjigje