TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia 9 Korrik 2026, 17:00

Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian Çelës së OSHEE që u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Shkruar nga Pamfleti
Adriatik Kupi i Petrelës: Metamorfoza e ‘zarit’ të Adrian
Në rreth të kuq, Adriatik Kupi ose Tiku i Lalit /

I skeduar për bashkëpunim me vrasës e trafikantë në vitet 1995-2011. I kandiduar nga Edi Rama për kryetar komune në vend që të çohej në burg. 11 vite në OSHEE la 83 tenderë, 20 prej tyre të hetuar nga SPAK-u, por vetëm ai nuk u procedua. Sot është Drejtori i Përgjithshmëm i Burgjeve...

Sipas informacionit të ardhur në "Pamfleti", Adriatik Kupi, i njohur si "Tiku i Lalit", detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve e filloi me një takim "konfidencial" me pronarët e 5 kompanive që marrin tenderët e ushqimeve për burgjet me skemë monopol, të cilëve u kërkoi të shtojnë pjesën e ryshfetit, në këmbim të vazhdimit të marrjes së tenderëve.

Ky pazar i drejtorit Adriatik Kupi, praktikë e aplikuar në të gjitha detyrat që ka pasur para emërimit në krye të burgjeve, është denoncuar në Polici, Prokurorinë e Tiranës dhe në SPAK, dhe pritet të bëhet procedim penal ndaj tij.

Ai është skeduar për bashkëpunim me figura e grupe të krimit në vitet 1995-2011, kur ishte polic dhe në strukturat operative e Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, për lidhje me vrasës, trafikantë, zaptues e grabitës tokash, fshehje të dhënash dhe dekonspirim të operacioneve policore.

Ka qenë 9 herë subjekt penal i raporteve hetimore të policisë e prokurorisë Tiranë, gjatë 16 viteve në strukturat speciale të policisë edhe kur pushtetin e kishte PD-ja, por Adriatik Kupi nuk u procedua asnjëherë.

Sepse u kishte shërbyer edhe grupeve kriminale, të lidhura me drejtues të pushtetit "blu", që i kishin përdorur për punë të pista dhe kishin zhvatur toka në Petrelë, Farkë dhe Sauk.

Më 8 maj 2011, në vend që Adriatik Kupi të merrej i pandehur dhe të çohej para drejtësisë, u kandidua nga PS-ja për Kryetar Komune në Petrelë, por humbi dhe Edi Rama e emëroi kryetar të PS-së në atë zonë.

Pas ardhjes së PS-së në pushtet, ai u katapultua në OSHEE, fillimisht shef i zonave "Tirana 1 e 2", ku brenda një periudhe të shkurtër bëri batërdi me vjedhje faturash të energjisë, duke i zhdukur në këmbim të ryshfeteve dhe nëpërmjet lejimit të lidhjeve ilegale, sidomos për bizneset e zonave.

Në fund të vitit 2013, Edi Rama e katapultoi Drejtor të Tensionit të Lartë në Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes, ku Adriatik Kupi qëndroi 11 vjet deri në mesin e vitit 2024, periudhë kur ka lënë gjurmë me 83 tenderë me "Flamur të kuq", 20 prej të cilëve të hetuar nga prokuroria dhe SPAK-u, por vetëm drejtori Tiku nuk u procedua.

Më pas, ai u emërua në krye të Njësisë Administrative Petrelë, detyrë të cilën nuk ka deklaruar në CV, për shkak se e ka të tejmbushur me akte falsifikimesh e grabitjesh tokash dhe legalizime fiktive për familjarë e bashkëfshatarë të tij, për trafikantë e oligarkë, prova që kanë dalë gjatë hetimit të disa rasteve.

Në fund të janarit 2026, kryeministri Edi Rama e komandoi Kryeinspektor të IKMT-së në vend të Dallëndyshe Bicit, por Tiku i Petrelës u largua pas dy javësh.

Ndërsa më 1 prill 2026, Adriatik Kupi i "kupës" së mbushur me shumë afera tenderësh, tokash e lidhje me krimin, u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, në vend që të ishte në burg, atje ku janë disa nga bashkëpunëtorët me të cilët ka bërë aferat e krimet në të gjitha detyrat e mëparshme.

Përveç aferave për të cilat nuk është prekur nga drejtësia, Adriatik Kupi deklaron se ka kryer studimet për "Shkenca Juridike" dhe "Master për Drejtësi Penale", pa deklaruar në cilat vite i ka kryer, dhe nëse i ka kryer në universitetet shtetërore apo private.

Nëse diplomat i ka të vërteta, le t'i publikojë, ndërsa ne do të vazhdojmë të publikojmë prova konkrete nga aferat e tij./Pamfleti

adriatik kupi adrian çela drejtori i përgjithshëm i burgjeve

Lini një Përgjigje