TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Prill 2023, 21:37

Efi me mision të qartë për të nxjerrë Dean nga shtëpia, debate dhe përplasje mes vajzave

Shkruar nga Pamfleti

Efi me mision të qartë për të nxjerrë Dean nga

Efi duket se është rikthyer me një qëllim të qartë në shtëpinë e “Big Brother”: Të eliminojë Dean.

Dea ishte ajo që e nxori në nominim me Kiarën e Luizin dhe kjo pjesë është bërë objekt debati në shtëpi.

Jori ka pyetur Efin se cili nga banorët nuk i pëlqen përveç Deas, duke qenë se kjo e fundit e nxori atë nga shtëpia.

Efi tha se nuk është mërzitur me Dean, sepse nuk e nxori ajo. Ajo u shpreh se nuk e pëlqen si tip dhe se është një banore që është harruar në shtëpi.

Por përtej kësaj, mes tyre ka pasur shumë tension. Dea Mishel i’u drejtua Efit duke i thënë se u përpoq  të fliste me të para se ajo të dilte nga shtëpia, por ajo zgjodhi të mos e bënte.

Efi i tha se ajo ka qenë gjithmonë ushtari i Oltës  gjithashtu dhe ajo vajza që rri sy ulur dhe shtiret, e si pasojë e shtirjes së saj është harruar në shtëpi.

Dea Mishel është shprehur se ka qenë në krye, një ndër të preferuarat e publikut.

Gjatë gjithë debatit nuk kanë munguar ironitë mes njëra tjetrës.

efi dea big brother

Lini një Përgjigje