
Një zhvillim i papritur dje në “Big Brother” ishte largimi i Olta Gixharit nga shtëpia. Ka shumë pikëpyetje mbi këtë vendim, ndërkohë që për herë të parë ka folur bashkëshorti i saj, Dori.
Intervista është bërë para zhvillimeve të djeshme, por është transmetuar sot.
Dori u pyet se si i është dukur loja e Oltës në Big Brother. “Kam qenë pak i mërzitur në fillimet e saja pasi për çështje të situatës u ndodh në një pjesë që do dilte keq me se s’bën. Pasi u bë si një tip hakmarrje mes dy gocave dhe njëri do dilte keq. Nga ai moment i mori loja mbrapsht, por e ka rikuperuar”, tha ai.
Bashkëshorti i Olta Gixharit u ndal dhe te Luizi teksa tha se ai në atë lojë është perfekt.
“Luizi në atë lojë është perfekt, nuk ke ça t’i thuash”, tha ai.
I pyetur nëse e kishte shkruar ai letrën për Oltën, u përgjigj: “Njerëzit kanë të drejtën të mendojnë çfarë të duan, nëse mendojnë se nuk e kam shkruar unë, le t’ja japin dikujt tjetër meritat. Nuk ka problem. Nuk dua të njihem si shkrimtar i mirë”.