
Në një bisedë shumë të këndshme për PPP, aktori i njohur Eglein Laknori rrëfeu edhe një “sekret” të vogël se si i gjente emrat e personazheve që krijonte.
Anja: Më kujtove një personazh tëndin tani: Shën Arqimidhin
Egi: Arqimidhi ishte kopshtar tek "Grand Hoteli"
Anja: E kam parë që e ke risjellë si foto në Instagram. Si lindi si ide Shën Arqimidhi?
Egi: Shën duhet t'ia kem vënë tani, kurse Arqimidhi duhet ta kem parë tek numëratorët telefonikë. Gjithmonë shihja emrat aty
Anja: Po pse e bëje këtë?
Egi: Po që të gjeja ndonjë emër simpatik. Ky është misioni i aktorit që të gjejë, të zbulojë.
Anja: Thonë për ne gazetarët që nuk jemi kurrë pushim, sepse po ndodhi gjë, do marrim ta bëjmë lajm edhe sikur të jemi duke u rrezitur. Po qenkeni më keq ju aktorët.
Egi: Gazetari kurrë nuk e bën dot aktorin, po e di si të bën aktori ty...../ min. 35:11 deri 37
Lini një Përgjigje