Showbiz23 Maj 2024, 12:50

Egla-Meritonit: Eja të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen

Shkruar nga Pamfleti

Egla-Meritonit: Eja të të fal një vallëzim se ke

Meriton Mjekiqi feston sot ditëlindjen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Që kur ora shënoi 00:00, katër finalistët e tjerë e kanë uruar, ndërsa Vëllai i Madh ka vendosur në sfond këngën e ditëlindjes.

Ndërkohë në mëngjes, Egla Ceno i ka kërkuar atij të vallëzojë dhe Meritoni ka pranuar. Duke qeshur i thotë:

“Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen. Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq”.

Ndërkohë kujtojmë se kur aktorja kishte ditëlindjen, ajo ishte së bashku me Mjekiqin dhe Ilnisa Agollin në Dhomën e Bardhë dhe Egla e ka cilësuar atë si ditëlindjen më të keqe.

Egla: Hajde të të fal një vallëzim se ke ditëlindjen.

Juli: Çohu e kërce me Eglën aman, hajt t’ju shoh i çik

Egla: Hajde gëzuar, mos u mërzit se ka edhe më keq se kaq. 29 vjeç mbush?

Meritoni: 29 i mbusha

Egla: Si ndihesh si 29-vjeçar?

Meritoni: Ok, i fituar

Egla: Të zuri brenda në shtëpinë më të famshme në Shqiptari. 2 ditë para finales. Kjo është dhuratë e madhe besoj

Meritoni: Dhuratë shumë e madhe. Nuk e kisha besuar se do të qëndronim deri më 25 maj, kisha menduar se mbaronte më herët Big Brother, më 18 maj

Egla: Ama për vete e kishe besuar se kurdo që të mbarojë, je në fund

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egla dhe meritoni vallezim ditelindja