TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Janar 2025, 13:01

Egli e ‘harroi’ sapo njohu Gjestin, Redoni: Prapë janë lojtarët e mi të preferuar

Shkruar nga Pamfleti

Egli e ‘harroi’ sapo njohu Gjestin, Redoni: Prapë janë

Edhe pse kaloi një periudhë të shkurtër në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, Redon Berani tregoi një interes të dukshëm për Eglin. Megjithatë, duket se pas disa kohësh, Egli ka zhvendosur vëmendjen e saj tek Gjesti, duke lënë pas ndjenjat e Redonit.

Pas komenteve të hapura mes Eglit dhe Gjestit, Redoni ka reaguar në rrjetet sociale. Ai ka shpërndarë një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, në të cilën ai thotë:

Zemra ime është e lënduar, por jo e thyer, mendja ime është e rënduar, por jo e turbulluar.

Ky mesazh ishte shoqëruar me mbishkrimin: “Gjendja emocionale.”

Megjithatë, Redoni ka ruajtur një qëndrim pozitiv për dyshen Egli-Gjesti.

Në një postim tjetër, ai ka shpërndarë një foto të tyre së bashku, duke e shoqëruar me fjalët:

Sidoqoftë, ata mbeten dy lojtarët e mi favorit.

Egli e ‘harroi’ sapo njohu Gjestin, Redoni: Prapë janë

redoni egli dhe gjesti

Lini një Përgjigje