
Elita Rudi duket se di si ta ngacmojë bashkëshortin e saj Gjiko, ‘ku i dhemb e ku i djeg’. Në një video që publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit një pjesë të bisedës së saj me Gjikon në ËhatsApp, ku i shkruan se “një teknik po vinte për të rregulluar diçka në orën 11 të natës”.
Menjëherë pas mesazhit, Gjiko, dukshëm në panik, reagon i shqetësuar, duke e telefonuar disa herë me radhë dhe duke kërkuar shpjegime.
“Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”, dëgjohet ai duke pyetur me panik.
Kur Elita vazhdon shakanë, duke e siguruar se “tekniku” ndodhet ende në shtëpi, Gjiko bindet se situata është e rrezikshme dhe, në një moment frike, njofton policinë.
Në fund, kur Elita zbulon se gjithçka ishte një shaka, reagimi i Gjikos është i paharrueshëm:
“A je normale? Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem.”
Videoja është bërë virale, duke mbledhur mijëra pëlqime dhe qindra komente nga ndjekës që e kanë cilësuar “shakanë më të fortë të vitit”. Në fund të videos, Elita i kërkon falje bashkëshortit për situatën që krijoi, ndërsa ndjekësit e përgëzojnë për kreativitetin dhe humorin që gjithmonë e karakterizon.


Lini një Përgjigje