TAGS-AT E JAVËS

Showbiz14 Tetor 2025, 11:34

Çfarë po ndodh me Olta Gixharin? Aktorja me probleme shëndetësore dhe postimi që ‘na ngriu gjakun’

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po ndodh me Olta Gixharin? Aktorja me probleme

Olta Gixhari është përballur me shumë pyetje në lidhje me syrin e saj. Mesa duket një nga sytë ka një pamje asimetrike dhe ndjekësit janë bërë kureshtarë. E duke qenë, se u mungon pak takti, kanë aluduar se mund të jetë për shkak të ndërhyrjeve estetike.

“Çfarë të ka ndodhur te syri?” ka qenë një ndër pyetjet të cilave Olta ka vendosur t’u përgjigjet.

Aktorja sqaron se bëhet fjalë për një problem shëndetësor dhe jo për ndonjë ndërhyrje estetike, siç kanë aluduar disa.

“Pas pyetjes për BBVK, kjo është pyetja më e shpeshtë që më është bërë. Po kaloj një problem shëndetësor. Kjo më shumë për të gjithë ju që më shkruani çdo ditë: ‘He mi t’ka kap keq botoxi’, ‘O qorre’, etj. Mos më pyesni më shumë se nuk do të flas për këtë gjë, jo tani”.- shkroi ajo, duke i “vënë kapakun” kësaj pyetje. Por ajo që na bëri të ndihemi jo mirë, ishte fotoja që ajo kishte zgjedhur për të postuar bashkë me përgjigjen. Këtë problem shëndetësor, Olta e kishte shoqëruar me një foto të aparatit të rrezeve për personat që vuajnë nga sëmundje jo të lehta.

Urojmë që të mos jetë diçka e rëndë dhe mbi të gjitha të ketë shërim sa më të shpejtë!

Çfarë po ndodh me Olta Gixharin? Aktorja me probleme

olta gixhari probleme shendetesore

Lini një Përgjigje