TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Nëntor 2025, 22:57

Elon Musk mahnit botën, Tesla prezanton robotin “Optimus”! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Elon Musk mahnit botën, Tesla prezanton robotin “Optimus”!

Në një prezantim që dukej si ndonjë pjesë nga një film fantastiko-shkencor, Tesla ka bërë bujë të madhe në Ekspozitën e 8-të Ndërkombëtare të Importit të Kinës (CIIE), duke zbuluar për herë të parë robotin rrugor Cybercab, një mjet plotësisht autonom pa timon apo pedale!

Ekspozita CIIE, e cila këtë vit mban në Shangai dhe mblidhet rreth 12 nga gjigantët globalë të automjeteve, u shndërrua në një arenë ku Tesla, nën hijen e vizionit të Elon Musk, premtoi një revolucion në transport.

Pa elementë manualë, Cybercab është menduar për flotën Robotaxi, një rrjet taksish autonome që Tesla synon ta shtrijë në qytetet e mëdha të botës deri në fund të dekadës.

Nuk mbaroi këtu surpriza, Tesla solli edhe robotin humanoid Optimus, "punëtorin e së ardhmes" që mund të pastrojë shtëpinë ose të montojë pjesë në fabrika. Optimus, me lëvizje të buta si një balerinë robotike, tërhoqi mijëra selfie dhe diskutime mbi rolin e AI-së në jetën e përditshme.

Me praninë e Cybercab dhe Optimus, Tesla konfirmon se nuk po luan lojë: Musk po ndërton një botë ku makinat dhe robotët bëjnë punën e njerëzve, duke na lënë ne vetëm kohën për të ëndërruar. A do të shohim Robotaxi në rrugët e Tiranës së shpejti? Koha do të tregojë, por një gjë është e sigurt: e ardhmja sapo parkoi në Shangai!

Lini një Përgjigje