TAGS-AT E JAVËS

Showbiz21 Qershor 2026, 09:15

Emocion i veçantë për fansat, publikohet pas vdekjes kënga “Nana” e Shpat Kasapit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Emocion i veçantë për fansat, publikohet pas vdekjes kënga

Ashtu siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë bashkëshortja e të ndjerit Shpat Kasapi, Selvija, një tjetër projekt muzikor i artistit është publikuar për fansat.

Kënga titullohet “Nana” dhe tashmë është hedhur zyrtarisht në YouTube. Ky publikim vjen si pjesë e nismës së familjes për të sjellë para publikut materialet që këngëtari nuk arriti t’i publikonte sa ishte gjallë.

Selvija kishte njoftuar më herët se do të vazhdonte të ndante me publikun krijimet e mbetura të Shpatit, me qëllim ruajtjen e kujtimit dhe trashëgimisë së tij muzikore.

Projekti është pritur me shumë emocion nga admiruesit e artistit, të cilët kanë dëgjuar sërish zërin e këngëtarit të dashur.

Vëmendje të veçantë ka marrë edhe videoklipi i këngës, ku përmes Inteligjencës Artificiale janë realizuar skena simbolike me Shpat Kasapin të paraqitur me krahë engjëlli pranë nënës së tij.

“Nana” shihet si projekti i parë nga materialet e lëna pas nga këngëtari, ndërsa familja ka paralajmëruar se këngë të tjera do të publikohen në vijim.

 

Lini një Përgjigje