TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Maj 2025, 12:05

Enxhi Nasufi e thotë troç: Kostana Moravën nuk dua ta shoh në ekran, protagonizëm i tepruar

Shkruar nga Pamfleti

Enxhi Nasufi e thotë troç: Kostana Moravën nuk dua ta shoh

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Enxhi Nasufi, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Ndryshe”.

Artistja tregoi detaje nga projektet e reja muzikore, planet dhe dëshirat e saj në televizion, e shumë të tjera.

Por jo vetëm kaq, pasi ajo në një moment u pyet në lidhje me një personazh që nuk do donte ta shihte në televizion.

Enxhi ‘pa dorashka dhe pa i rënë nga Kina’, përmendi emrin e moderatores, Kostana Morava dhe u shpreh:

“Atë vajzën, Kostanën që kemi patur ne në “Wake Up”, nuk e kam parë në ekran, por s’do doja ta shihja asnjëherë sepse mendoj që nuk ka asnjë vlerë për të përcjellë, vëmendje, protagonizëm i tepërt”.

Kujtojmë, se Kostana ka patur ‘përplasje’ me moderatorët e “Wake Up” gjatë një interviste, ku nuk linte moderatorët të bënin pyetjet dhe madje kalonte deri në linccim dhe ofendim të tyre, edhe pse këta të fundit i kishin dhënë ‘vlerë’ duke i dhënë mundësinë për të thënë variantin e saj në lidhje me intervistën që kishte dhënë tek Eriona Rusi.

enxhi nasufi kostana morava

Lini një Përgjigje