Showbiz 8 Dhjetor 2023, 21:15

Erdhi në Tiranë për të parë finalen e Ligës së Konferencës, “Air Albania” u bë shkak i ndarjes së Totit nga Ilari Blasi?

Shkruar nga Pamfleti

Erdhi në Tiranë për të parë finalen e Ligës

Ish-gruaja e futbollistit italian Frençesko Toti, Ilari Blazi, ka publikuar dokumentarin e saj “Unica” në platformën “Netflix”. Dokumentari ka marrë shumë vëmendje dhe Ilari e bëri për të treguar versionin e saj të së vërtetës nga ndarja me Totin. Ajo ka thënë se problemet në martesën e tyre 20-vjeçare filluan kur ajo shkoi “për të pirë kafe” bashkë me një shoqe në banesën e një burri.

Por “pirjen e kafesë” ajo nuk po e konsideron si mollën e sherrit për prishjen e martesës së saj. Kjo nisi pasi ajo pa nëpër tabloide disa fotografi të Totit në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kur po luhej finalja e Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit.

Në këto fotografi, pas Totit shikohet një grua që quhet Noemi Boki, për të cilën tabloidet patën raportuar se është e dashura e re e tij.

Pas kësaj ngjarjeje një fotograf i tregoi Ilarit një fotografi ku shihej Toti nën shoqërimin e një gruaja në një vaskë “jakuzi” gjatë udhëtimit të punës së tij në Monako, para se të nisej të nesërmen në Tiranë.

Ilari ka thënë se ajo angazhoi edhe një detektiv, pasi nuk ia mbushte mendjen asnjë tabloid se burri i saj po e tradhtonte.

Ndërkohë thotë se Toti ishte bërë shumë nervoz dhe ishte distancuar nga ajo para se tabloidet të shkruanin për lidhjen e tij jashtëmartesore.

Ylli i futbollit italian pranoi se pati probleme me depresionin, pasi doli në pension në vitin 2017 dhe humbi babanë e tij nga Covid-19 në vitin 2020.

Toti pastaj ishte infektuar vetë me Covid-19, përpara se të pretendonte se kishte dëgjuar “zëra” se Ilari ishte jobesnike.

Totin e kishte penguar shumë fakti se Ilari “ka pirë kafe” në banesën e atij burrit ku kishte shkuar me shoqen e saj, duke thënë se Ilari nuk ishte aty për të atëherë kur i nevojitej më së shumti.

Në shtator të vitit të kaluar zërat filluan nëpër Romë: ‘Shiko, Ilari ka një tjetër’. Në të vërtetë, më shumë se një. Nuk e tradhtova kurrë në njëzet vjet, as ajo mua. Por kur mora paralajmërime nga njerëz të ndryshëm, të cilëve u besoj, fillova të dyshoja. Pashë celularin e saj dhe pashë se ishte një person i tretë, i cili vepronte si ndërmjetës midis Ilarit dhe një tjetri. Këtu ishte prova (e çështjes). Faktet. Dhe kjo më çoi në depresion”, tha Toti në vitin 2022.

Ai i kishte thënë Ilarit që në mënyrë që të qendronin së bashku, ajo duhet të fshinte të gjitha llogaritë e saj nëpër rrjetet sociale, ta linte punën dhe ta ndërpriste kontaktin me shoqen me të cilën kishin shkuar “për të pirë kafe” në banesën e atij burri.

Toti gjithashtu kishte deklaruar për shtypin italian se ishte shokuar kur i kishte parë mesazhet e Ilarit me shoqen e saj me të cilën shkuan “për të pirë kafe”.

Ky fakt është ende disi i paqartë për shtypin italian ashtu edhe për fansat, sepse dokumentari i Ilarit nuk i shfaq këto gjërat “shokuese”, të cilat Toti i përmend t’i ketë parë nëpër mesazhe.

Megjithatë Ilari ka thënë se arsyeja pse ajo deshi të bënte këtë dokumentar, ishte të tregonte të vërtetën dhe se asnjëherë nuk e ka tradhtuar Totin, dhe madje ai as nuk i kishte dhënë shkas kurrë që ta bënte një veprim të tillë.

Ajo gjatë dokumentarit “Unica” tregoi se u acarua shumë, pasi pa Totin nën shoqërinë e asaj vajze përderisa po qendronte në Shqipëri për xhirimin e një reklame.

Ilari dhe Toti u njoftuan në vitin 2002 dhe u martuan tre vite më vonë. Ata kanë tre fëmijë dhe u ndanë përfundimisht në korrik të vitit 2022./Panorama Sport

françesko toti legjenda e romës ilari blasi