TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Tetor 2025, 15:54

Erik Fullani dhe Sara Hoxha drejt martesës?

Shkruar nga Pamfleti

Erik Fullani dhe Sara Hoxha drejt martesës?

Erik Fullani ka deklaruar publikisht se ka vendosur të martohet dhe po planifikon një dasmë shumë të madhe. Deklaratë e cila ka shkaktuar reagime

Fullani, i cili ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes për jetën e tij personale, u shpreh në një intervistë për Mira Kazhanin se ka vendosur të fokusohet te stabiliteti.

Ai tha me sinqeritet: “Kam vendosur të bëhem çun i mirë këtë herë. Dua të martohem, do bëj dasëm shumë të madhe. E kam gjet edhe vendin, por nuk e them se kam hall se ma marrin,” – duke lënë të kuptohet se planet janë serioze.

Zërat në media sugjerojnë se partnerja e tij është Sara Hoxha, nëna e vajzës së Ledri Vulës. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar hapur romancën, dyshja janë parë disa herë në dalje publike dhe frekuentojnë vende të njëjta.

Megjithatë, Fullani nuk zbuloi asnjë detaj konkret për identitetin e vajzës apo vendin e dasmës.

Lini një Përgjigje