TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle29 Dhjetor 2023, 09:56

“Ermali më ka 8800 euro borxh”, Rezart Veleshnja i pakënaqur me Mamaqin si producent filmash

Shkruar nga Pamfleti

“Ermali më ka 8800 euro borxh”, Rezart Veleshnja i

“Tek Ermali nuk shkoj, se Ermali ka pagesat shumë të larta, dhe më bie të fikët. Është 200 euro për film. Ja 250 kur është ndonjë aktor i madh.”

Kështu është shprehur aktori Rezart Veleshnja gjatë një interviste në podcast.

Ai risolli në vëmendje pakënaqësi të vjetra, pasi më herët ka patur një rol në filmin e parë të Ermal Mamaqit, “2 Gisht Mjaltë”.

“Më ke 8800 euro borxh, se 200 m’i dha; 9000 euro ishte roli im. Ermal, të falënderoj!”- shprehej asokohe Veleshnja në InstaStory, duke bërë llogaritë e borxhit” që i kishte Mamaqi.

Nga ana tjetër, s’kemi asnjë reagim të Ermalit.

ermal mamaqi borxh rezart veleshnja

Lini një Përgjigje