TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Maj 2026, 12:13

"Faleminderit që ma do djalin!"/ Nëna e Indrit jep 'bekimin' për romancën, Vanesa shpërthen në lot

Shkruar nga Pamfleti
"Faleminderit që ma do djalin!"/ Nëna e Indrit jep
Vanesa dhe Indri

Indri u takua me nënën e tij gjatë spekaklit të djeshëm, e cila e priste me një tortë ditëlindjeje për 37-vjetorit e tij. E përlotur nga emocioni, ajo i uroi të birit festën dhe i kërkoi që ta shijojë këtë eksperiencë sa më shumë, duke qeshur dhe duke u çlodhur gjatë qëndrimit në program.

Festës iu bashkua edhe Vanesa, prania e së cilës e bëri momentin edhe më emocional për të gjithë të pranishmit.

Nëna e Indrit shprehu mirënjohje ndaj Vanesës, duke i thënë: “Faleminderit që ma do djalin”, një deklaratë që preku të gjithë atmosferën në fermë.

Nga ana tjetër, Vanesa nuk i mbajti dot lotët dhe i kërkoi falje për stresin që mund t’i ketë shkaktuar Indrit gjatë kësaj periudhe, duke e kthyer momentin në një skenë të mbushur me emocione dhe ndjenja të forta. 

ferma vip

Lini një Përgjigje