
Raporti i Ana Ejupit me Kevin Edmond bëri bujë spektaklin e së hënës.
Kjo, pasi dyshja u sqaruan me njëri-tjetrin dhe tha se këngëtari duket se po e bën këtë për lojë.
Ashtu sikurse e kemi përmendur dhe më herët, Anës iu kërkua të linte lojën përgjysmë për shkak se gjendja shëndetësore e nënës së saj nuk ishte e mirë. Pavarësisht kësaj, Ana vendosi të mos e linte lojën përgjysmë.
Mirëpo motra e saj i bëri me dije përmes një telefonate se familja nuk është dakord për marrëdhënien e krijuar me Kevin.
Pas kësaj, nëna e Kevin ka reaguar në videon e publikuar në faqen kryesore të Big Brother.
“Ende kemi racistë djali im, forca Kevin. Po më dhimbsesh se akoma nuk e di kulturën”, ishin fjalët e Melitës.

Lini një Përgjigje