
Jennifer Lopez ka shpërthyer në lot gjatë pjesëmarrjes së saj në Festivalin e Filmit Sundance, pasi filmi i saj ‘Kiss of the Spider-Woman’ mori një ovacion madhështor nga audienca. Aktorja dhe këngëtarja, e veshur me një fustan me rrjetë që shkëlqente, tha se ky moment ishte një ëndërr që e kishte pritur gjatë gjithë jetës së saj.
Lopez e përmendi gjithashtu nënën e saj si frymëzimin kryesor për të hyrë në industrinë e filmit, duke kujtuar momentet kur ajo e shihte West Side Story me të dhe e ndiente se ky ishte dikush që do të donte të bëhej. Ajo falënderoi regjisorin Bill Condon për realizimin e këtij momenti të veçantë.
Condon, një regjisori i njohur për sukseset si ‘Chicago’ dhe ‘Dreamgirls’, e kujtoi se si kishte marrë pjesë në Festivalin e Filmit Sundance për herë të parë 27 vjet më parë, me dramën e tij të periudhës Gods and Monsters.
@varietymagazine Jennifer Lopez at the #Sundance ♬ original sound - Variety
Lini një Përgjigje