TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Maj 2025, 14:57

Çfarë po të rëndon shpirtin, Akrep? Është koha ta thuash

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë po të rëndon shpirtin, Akrep? Është koha

Akrepi – Jepu drejtim ndjenjave, jo dyshimeve

Javët e fundit ke ndjerë që diçka po zie në prapaskenë – dhe nuk gabohesh. Kjo javë të fton të përballesh me ndjesi që i ke shtyrë për shumë kohë. Një bisedë e rëndësishme, një mesazh i vonuar apo një kthim i papritur në skenë – të gjitha të çojnë drejt një pastrimi emocional.

Në punë, një ide që s’e ke ndarë me askënd mund të të hapë dyer. Në dashuri, je gati të largohesh ose të afrohesh më shumë se kurrë – gjithçka varet nga sinqeriteti. Kujdes shëndetin mendor dhe mos izolo vetveten.


Këshillë për këtë javë? Mos i tremb ndryshimet që vijnë nga brenda – janë ato më të vërteta

Lini një Përgjigje