
Pak kohë më parë u përfol se Arbana Osmani do zhvendosej në Kosovë për të prezantuar Big Brother Vip Kosova me një pagesë shumë të mirë (jo aq sa deklaronte moderatorja gjithsesi).
Por duket se negociatat me emra të njohur të medias shqiptare, të cilët priten të marrin përsipër menaxhimin e Klan Kosova, nuk kanë shkuar siç duhet.
Arbana ka dërguar bashkëshortin, Eduart Grishajn, për të biseduar lidhur me kushtet dhe pagesat. Kjo lëvizje e moderatores është dukur si mendjemadhësi nga ana e palës tjetër dhe me edukatë e kanë përzënë Edin, duke prishur pa nisur ende mirë, marrëdhëniet me Arbanën.
Ka qenë pikërisht ky ‘ndryshim plani’ që detyroi Banën të rikërkojë punë në Top Channel. Burime për ‘Pamfleti’ shprehen se familja Hoxha e ka pranuar kërkesën e saj, por me një rrogë shumë modeste për babëzinë e Banës.
Me një spot prej 10 sekondash Arbana Osmani njoftoi se do të rikthehet në ekran.
Kështu të paktën kuptohet kur dritat e studios ndizen, Arbana është ‘On Air’ dhe me një filxhan në duar thotë:
“Kur pi kafe përjetoj çdo çast”.
Me ‘Kafe për Çaste’ mbyllet ky spot, i cili tregon titullin e emisionit që mesa kuptohet do jetë me të ftuar, duke mos bërë ndonjë diferencë nga emisioni i Bora Zemanit, apo i Manushit që konsiston vetëm tek intervistat e personazheve mediatike.
Me pak fjalë, u ‘katandis kaposhi një thelë’. Kësaj i thonë: Tahmaja e madhe të lë pa gjë!/ Pamfleti
Lini një Përgjigje