TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 3 Shkurt 2026, 14:04

Fedez sërish baba? Media italiane: Po pret një djalë

Shkruar nga Pamfleti
Fedez sërish baba? Media italiane: Po pret një djalë
Fedez sërish baba? Media italiane: Po pret një djalë

Thashethemet se Fedez po bëhet baba për herë të tretë po bëhen gjithnjë e më të forta në mediat italiane dhe rrjetet sociale. Sipas zërave që qarkullojnë prej javësh, partnerja e reperit, Giulia Honegger, dyshohet se është shtatzënë.

Pas Leone dhe Vittoria, fëmijët që Fedez ka nga martesa me Chiara Ferragni, reperi thuhet se pret një djalë me partneren e tij aktuale. Madje, sipas ‘ekspertëve’ të thashethemeve, është përfolur edhe për gjininë e foshnjës, çka ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut.

Revista javore Oggi ishte e para që hodhi dritë mbi këtë zë, duke publikuar disa javë më parë foto të çiftit gjatë pushimeve në Saint Moritz. Në imazhe, sipas revistës, Giulia Honegger shfaqej duke fshehur barkun nën një batanije, një gjest që nuk kaloi pa u vënë re nga vëzhguesit më të vëmendshëm.

“A po përpiqet të mbulojë barkun? Një gjest zbulues? Ka zëra mes miqve se ajo është shtatzënë”, shkruante revista, duke ndezur menjëherë aludimet.

Megjithatë, pak ditë më pas, redaktori i “Oggi”, Andrea Biavardi, zbuloi përmes një videoje se kishte marrë një mohim kategorik nga personi i përfshirë drejtpërdrejt, duke hedhur poshtë thashethemin për një shtatzëni.

Fedez dhe Giulia Honegger janë në një lidhje që prej korrikut 2025. Ndryshe nga marrëdhëniet e tij të mëparshme shumë të ekspozuara mediatikisht, reperi këtë herë ka zgjedhur një profil më diskret, duke mbajtur jetën sentimentale larg vëmendjes së publikut. Çifti shfaqet rrallë në evente dhe ndan shumë pak momente nga përditshmëria e tyre.

Deri në një konfirmim zyrtar, lajmi mbetet në kuadrin e spekulimeve, ndërsa fansat vazhdojnë të ndjekin me interes çdo detaj të ri nga jeta private e artistit italian.

 

fedez baba giulia honegger

Lini një Përgjigje