TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Gusht 2023, 11:21

Fero lirohet nga qelia, mesazhi i parë në rrjetet sociale: një foto me shokun e tij

Shkruar nga Pamfleti

Fero lirohet nga qelia, mesazhi i parë në rrjetet sociale: një

Pak javë më parë, Fero dhe partnerja e tij, Arbenita Ismajli, ishin qendra e vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale, teksa modelja denoncoi reperin në Polici për dhunë fizike dhe kërcënim, me këtë të fundit që u arrestua nga autoritetet dhe siç u bë me dije, qëndroi në qeli pasi iu dha masa e paraburgimit për 30 ditë.

Megjithatë duket se Gjykata ka vendosur që hetimi dhe gjykimi i reperit të vazhdojë në gjendje të lirë, pasi Fero është liruar nga qelia dhe veprimi i parë që ka bërë është rikthimi në rrjetet sociale, pra në Instagram.

Kështu, duke ripostuar një foto nga një miku i tij, i cili i uron mirëseardhjen, reperi bën me dije se është liruar dhe rikthyer, megjithëse një reagim të tij në platformën sociale e patëm edhe kur ai ndodhej ende në qeli, një përgjigje për të gjitha akuzat publike nga Arbenita.

Fero lirohet nga qelia, mesazhi i parë në rrjetet sociale: një

fero lirim qeli

Lini një Përgjigje