TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle14 Dhjetor 2023, 13:48

Fifi reagon pas deklaratave të Julianës: Nga DWTS të hoqën se i dhe gojës, jo këmbëve

Shkruar nga Pamfleti

Fifi reagon pas deklaratave të Julianës: Nga DWTS të hoqën

Pas eliminimit nga gara e vallëzimit, Juliana Nura u shpreh shumë e zhgënjyer dhe e mllefosur me jurinë, por edhe me konkurentët e mbetur. Në një intervistë, Xhuli u shpreh: DWTS ia japin Fifit për shkak të historisë me Top Channel

Në këtë pikë, këngëtarja nuk ka duruar më dhe ka bërë status të gjerë e të gjatë në Story-t e saj në Instagram, duke u nisur pikërisht nga fraza e Xhulit në ‘Natë me Aulonën’.

Fifi reagon pas deklaratave të Julianës: Nga DWTS të hoqën

“Një minutë vëmendje për këtë titull”, ka nisur statusin Fifi, duke vazhduar më tej:

“E dashur Xhuliana Nura! Nuk të hoqa unë nga DWTS e as Arnita, as Atalanta, as Enxhi, as Irgeni, as Eni e as Sardi. Nga DWTS hoqe veten pikërisht se nuk i dhe këmbëve, po gojës. Po të lutem e dashur, mos ma njollos punën që jam duke bërë, sakrificën dhe përkushtimin ndaj këtij spektakli dhe jo vetëm mua. Më duket se je e paqartë me formatin e DWTS. Aty voton një juri profesioniste, që ti e fyeve. Dhe një publik që unë e kam bërë për vete për vite të tëra në skenë me artin dhe punën time. Është një produksion që të ruajti shumë dhe nuk të nxori prapaskenat e tua, të cilat ti i di shumë mirë. Po harron që ke nënshtruar një kontratë dhe po flet më shumë se sa duhet, vetëm se nuk vazhdove garën më tutje. Po nxjerr disa të pavërteta që nuk të takojnë fare t’i diskutosh. Po flet në çdo vend me shumë kompetenca, sikur u përballe dhe fole me shumë VIP-a, gjë që nuk është e vërtetë. Po fitova, do fitoj se punova shumë fort dhe e kam një publik që po kënaqen me mua. Jo sepse paskam një histori me Top Channel dhe duhet të ma japin se nuk e meritoj unë por dikush tjetër. NUK JAM RASTI UNË SHOQE!”, përfundon Fifi. /Pamfleti

Fifi reagon pas deklaratave të Julianës: Nga DWTS të hoqën Fifi reagon pas deklaratave të Julianës: Nga DWTS të hoqën

fifi juliana nura i dhe gojes

Lini një Përgjigje