Eliminimi i Erikut nga Big Brother VIP Albania ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, por një nga më të zhurmshmet ka qenë ai i reperit G Bani.
Përmes një postimi ironik dhe kritik, G Bani ka vënë në pikëpyetje vendimin e publikut dhe cilësinë e këtij edicioni të BB VIP.
“Publiku vendosi. Përputhen, vendosi,” shkruan reperi me tone sarkastike, duke lënë të kuptohet se rezultati ishte i parashikueshëm dhe jo domosdoshmërisht i drejtë.
Ai ndalet tek mënyra si u shprehën banorët gjatë leximit të verdiktit nga Ledion Liço, duke e krahasuar Erikun dhe Mateo-n:
“Fjalët e artikuluara plot kuptim të Erikut kundrejt ‘gëk-mëket’ të Mateos,” ironizon G Bani, duke kritikuar nivelin e komunikimit dhe përfaqësimin brenda shtëpisë.
Sipas tij, kjo diferencë nuk u reflektua aspak në vendimin final, çka e bën të gjithë procesin të duket i pavlerë.
Në përfundim, reperi përmbyll reagimin me një shprehje të fortë:
“Ky BB është VIP, my ass! Ky është ‘Përputhen me bisht’.”

Lini një Përgjigje