
Brikena ka sqaruar situatën e saj me Mateon, pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme ku ajo dërgoi në nominim atë dhe shpëtoi Stelinën.
Ne një video të publikuar në faqen zyrtare të “Big Brother Vip”, shihet Brikena në dhomën e rrëfimit e cila është shprehur se është ndjerë keq nga Mateo, pasi sipas saj, ai ka gënjyer duke thënë se ata të dy kanë shkëmbyer një puthje pasi kanë qenë në një njohe para spektaklit.
“Hakmarrje jo, thjesht më ka bërë të ndihem keq edhe me erdhi të thënë emrin e tij kaq. Ai në momentin që nuk ka pasur puthje, vjen edhe i shkon Kristit dhe i thotë që jo se ka pasur puthje edhe para meje thotë që jo nuk ka pasur. Mua kjo gjë më bën të ndihem keq se nuk është fakti te puthja se nuk ka gjë të keqe të puthësh një person, se unë nuk kam thënë që nuk kam puthur asnjëherë, nuk ka gjë të keqe, por kur unë them nuk ka ndodhur, unë kam qejf që një person të tregojë të vërtetën, të thotë nuk ka ndodhur”, tha ajo.
Ok