Banori i “Big Brother Vip Kosova” Lim Hoti është përfshirë në një debat të ashpër me ish-partneren e tij, Alba Pollozhani.
Ai ka shpërthyer në drejtim të saj, duke i thënë fjalë që nuk janë thënë më parë, gjë që ka befasuar.
Lim Hoti, gjate bisedës e akuzoi se nuk flet as me nënën e as me babanë e saj dhe nuk ka marrë kurrë këshilla prej tyre.
"Ti s'ke kontakt me mamin dhe babin, çfarë babi e mami po flet ti. Kurrë nuk ke marrë këshilla as nga mami e babi. Unë po ta them", u shpreh ai.
View this post on Instagram
Mes tjerash e quajti 'të pamoralshme' përfshirë këtu edhe Ludo Lee, me të cilin siç thotë ka shprehur interesim.
"Loja jote është e djegur. E bën edhe në realitet. Ti je false. Ti mos me pas kamera nuk të intereson kush është i martuar apo jo, Je e pamoralshme. Unë e di kur dikush do diçka. A do me të thënë gënjeshtrën", u shpreh banori.
Alba ka filluar të qajë dhe t'i kërkojë llogari banorit për gjithë këto fjalë që tha.
Lini një Përgjigje